Ai mbante meshën, gruaja bën priftin të “fluturojë” nga skena

Ndryshe

Ai mbante meshën, gruaja bën priftin të “fluturojë” nga skena

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 16:41
Pamje nga video

Një grua shtyu nga skena një prift gjatë kohës që ky i fundit mbante meshën përpara besimtarëve.

At Marcelo Rossi po fliste në Cachoeira të Brazilit, kur një grua vrapoi drejt skenës dhe e shtyu atë nga pas.

Prifti mund të shihet që "fluturon" nga skena, ndërkohë që të pranishmit shtangen nga ajo që ndodhi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, fatmirësisht At Rossi nuk pësoi dëmtime nga rënia dhe vendosi që të mos e padiste 32-vjeçaren.

Ai u rikthye për të vijuar me meshën pak minuta pas incidentit. Ndërsa e reja u ndalua nga oficerët e policisë. Motivet e këtij veprimi mbeten të paqarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat