Këpucët e rralla “Nike” shiten për 437 mijë dollarë

Ndryshe

Këpucët e rralla “Nike” shiten për 437 mijë dollarë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Një palë këpucë të rralla të kompanisë “Nike” janë shitur me çmim rekord prej 437 mijë dollarësh në Nju Jork.

Këpucët e llojit “Nike Waffle Racing Flat Moon”, të prodhuara në vitin 1972, pritej të shiteshin për 160 mijë dollarë, por u shitën për një çmim shumë më të lartë.

Kështu, koleksionuesi kanadez, Miles Nadal, e pagoi një çmim gati trefish më të lartë për këto këpucë, ndërsa i shpenzoi 850 mijë dollarë për gjësende të tjera, që ishin vënë në shitje në ankand.

Këto mbathje ishin dizajnuar nga Bill Bowerman-i, i cili ishte bashkëthemelues i kompanisë “Nike” dhe trajner sportiv.

Vetëm 12 palë mbathje të tilla ishin prodhuar me dorë dhe iu ishin dhuruar vrapuesve të Lojërave Olimpike të vitit 1972, ndërsa këpucët e shitura në këtë ankand besohet se janë të vetmet që nuk janë përdorur asnjëherë.

Pronari i ri i këpucëve, i cili e drejton një firmë investimesh, tha se është shumë i kënaqur me blerjen që ka bërë, duke thënë se këto mbathje janë artefakt i vërtetë në historinë e sportit, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat