Anija kozmike me rreze diellore

Ndryshe

Anija kozmike me rreze diellore

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Lundra Mylar është vendosur me sukses në orbitë, në sprovën e parë drejt një hapi të madh përpara për shtytjen satelitore me kosto të ulët.

Shoqëria Planetare lansoi anijen kozmike LightSail2 në një raketë SpaceX Falcon 9 në fund të qershorit me shpresën për të vendosur anijen e parë me rreze Dielli në orbitën e Tokës.

LightSail2 ka një teknikë të propulsionit që nga ana konceptuale daton nga vitet shtatëdhjeta të shekullit të kaluar nga shkencëtari, Carl Sagan.

Ajo nuk ka nevojë për karburant de në vend të saj udhëhiqet nga fotonet, grimca të dritës, të cilat emitohen nga Dielli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat