Një studente merr 4500 euro për ngacmim seksual nga pronari i restorantit

Ndryshe

Një studente merr 4500 euro për ngacmim seksual nga pronari i restorantit

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:17
Ilustrim

Një studente e “Leaving Cert” ka thënë se shefi i saj i restorantit i vendosi duart e tij mbi duart e saj, derisa ajo po marinonte mishin në kuzhinë.

Oficeri i gjykimit, WRC Joe Donnelly tha që vajza kishte përjetuar veprime dhe sjellje që erdjëm brenda përkufizimit të ngacmimeve seksuale dhe se pronari i restorantit ishte përgjegjës.

Z.Donelly urdhëroi restorantin që të paguantë vajzën 4.551 euro, duke përfshirë 3,500 euro për kërkesën për ngacmim seksual.

Vajza punonte me kohë të pjesshme si një drejtues kuzhine në atë restorant.

Ajo tha se pronari i restorantit i kishte thënë se ajo kishte “këmbë të bukura”, dhe në dhomën e vajzës së tij, ai u përpoq ta puthte atë.

Ajo u largua menjëherë nga puna, dhe kishte thënë se nuk do të kthehej më asnjëherë.

Pronari mohoi që kishte vepruar në ndonjë mënyrë të pahijshme ose në mënyrën e përshkruar nga vajza.

Kështu që vajza i tregoi mesazhet që kishte marre nga ai. Ai i kishte shkruar “Ti nuk e pëlqen, unë të kuptoj”, “Ok babe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat