Beteja e humbur e krokodilit me luanët

Ndryshe

Beteja e humbur e krokodilit me luanët

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 14:13
Pamje nga video

Janë dy prej kafshëve më të rrezikshme në planet dhe grabitqarë të pashembullt që për vetë habitatin e tyre rrallë takohen, por kur kjo ndodh…

Një familje luanësh dhe një krokodil zhvilluan një betejë disa-minutëshe mbi vaktin e tyre…një elefant të ngordhur buzë lumit në rezervat e mbrojtura keniane.

Skena është filmuar nga turistë të ndodhur në vendin e duhur dhe kohën e duhur. Në pamje duket familja e luanëve që sulmon krokodilin që po kanoste ushqimin e tyre. Përleshja zgjat pak momente dhe krokodili i vetëm përballë 3 luanëve tërhiqet i plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat