Injekton viagra për të kënaqur të dashurën, rrezikon rëndë - Bota Sot
Injekton viagra për të kënaqur të dashurën, rrezikon rëndë

Ndryshe

Injekton viagra për të kënaqur të dashurën, rrezikon rëndë

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:17
Danny Polaris

U shtrua në spital për dy javë me radhë me një eksitim i cili nuk i kalonte. Gjermani Danny Polaris, i cili jeton në Kreuzberg, të Berlinit, pranoi se kishte marrë viagra, për tu dukur mirë para vajzës me të cilën shoqërohej.

Mbrëmjen e takimit ai i kërkoi një shoku të tij që t’i bënte një injeksion në penis, por që nga ai moment eksitimi nuk u largua më.

Danny u diagnostikua me priapismo, një sëmundje e cila në afatgjatë mund të ketë pasoja të përhershme në organin gjenital.

Burri pranon se ka qarë nga dhimbja për faj të ereksionit të tejzgjatyur, ndërkohë që pas kontrollit dhe monitorimit të mjekëve, gjendja u përmirësua disi.

Mirëpo zgjidhja është ende e largët dhe mjekët nuk dinë të thonë nëse do të ketë një shërim përfundimtar.

I riu e tregoi historinë e tij në media, për të ftuar të rinjtë që të mos bëjnë një budallallëk të tillë, pasi mund ta pësojnë si ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...