Gruaja e pashpirt rrah jetimin dhe e mbyll në kafaz me qentë - Bota Sot
Gruaja e pashpirt rrah jetimin dhe e mbyll në kafaz me qentë

Ndryshe

Gruaja e pashpirt rrah jetimin dhe e mbyll në kafaz me qentë

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 21:11
Pamje e shkeputur nga video

Një video që po trondit botën, po përhapet me shpejtësi në rrjet.

Në video shfaqet një grua, e cila dhunon brutalisht një djalë 10-vjeçar dhe më pas e mbyll në një kafaz me qentë.

Lajmi i bujshëm është raportuar nga gjiganti mediatik CNN, që publikon edhe videon e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Nigeri, ndërsa 24-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale, ka njoftuar policia nigeriane.

“Në video shihet qartë se si rrah brutalisht djaloshin 10-vjeçar, që më pas e mbyll në një kafaz brenda të cilit ishte qentë. Ajo ka pranuar se është personi që shfaqet në video dhe djaloshin të cilin e rreh e ka të afërm, që kishte shkuar për të jetuar me të pasi kishte humbur të dy prindërit”, ka njoftuar zëdhënësja e policisë nigeriane Bala Elkana.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...