Në Alpe kërkohet hajduti i zileve të lopëve - Bota Sot
Në Alpe kërkohet hajduti i zileve të lopëve

Ndryshe

Në Alpe kërkohet hajduti i zileve të lopëve

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Policia austriake në Tirol po kërkon një hajdut misterioz, i cili ka vjedhur zilet nga lopët me javë të tëra ndërsa kullosnin në Alpe.

Autoritetet po hetojnë motivet e vjedhjes së zileve, pasi ato "kanë kryesisht vlerë vetëm sentimentale për bagëtitë," tha sot Bernhart Gruber, zëdhënës i policisë.

Kjo është vjedhja e parë e këtij lloji në Tirol. Vlera e dhjetë zileve të vjedhura deri më tani vlerësohet rreth 500 euro.

Shtatë zilet u vodhën vikendin e kaluar nga lopët që kullosin në më shumë se 1.000 metra mbi nivelin e detit, dhe tri zile tjera u vodhën në fillim të gushtit në një kullotë tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...