Hëna e Zezë e 30 gushtit, cili është kuptimi i fenomenit të trefishtë qiellor - Bota Sot
Hëna e Zezë e 30 gushtit, cili është kuptimi i fenomenit të trefishtë qiellor

Ndryshe

Hëna e Zezë e 30 gushtit, cili është kuptimi i fenomenit të trefishtë qiellor

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 06:25
Ilustrim

Superhëna e gushtit është pikërisht Hëna e Zezë, por a mund ta shohim?

Një Superhënë e Zezë do të arrijë kulmin sonte në qiell për të shënuar ardhjen e tri fenomeneve astronomike – por a mund ta shihni?

Çfarë është Hëna e Zezë?

Që nga Hëna e Gjakut, deri tek Hëna Blu apo lloj-lloj emërtimesh që i janë vendosur fenomeneve të ndryshme të Hënës, në varësi të ndryshimeve të saj, “Black Moon” është një term më i rrallë dhe ka një kuptim krejt tjetër për satelitin natyror të Tokës.

Interpretimet e ekspertëve janë nga më të ndryshmet për Hënën e Zezë, megjithatë ka disa përkufizime për atë që ndodh në realitet. Shumica e ekspertëve pajtohen me mendimin se Hëna e Zezë i referohet Hënës së dytë të re brenda një muaji kalendarik. Hëna e Zezë nuk duhet ngatërruar në Hënën Blu. Kjo e fundit ndodh kur brenda një muaji ndodh dy herë Hëna e plotë.

Joe Rao, përfaqësues i space.com, shpjegon: "Hëna e dytë e plotë brenda një muaji kalendarik është quajtur ndryshe Hëna Blu, ndërsa Hëna e Zezë supozohet të jetë ana tjetër e Hënës Blu, pra Hëna e dytë e re brenda një muaji kalendarik..."

Sipas astronomisë, Hëna e re ndodh atëherë kur ana e errët e Hënës është përballë Tokës, ndaj edhe duket sikur nata është pa Hënë. Natyrisht, ajo është, por e fshehur, plotësisht në hije. Në këtë moment Hëna është në mes të Tokës dhe Diellit, por pjesa e saj e ndriçuar nuk shfaqet para nesh. Krejt e kundërta e Hënës së Re është Hëna e Plotë, kur pjesa e saj e ndriçuar është përballë Tokës.

Hëna e kësaj të premteje quhet ndryshe edhe Hëna e Zezë. Ajo është është rezultat i një Superhëne që bie në ditën e fazës së re hënore. Në astronominë popullore, një Superhënë shfaqet kur një Hënë e Plotë ose Hënë e Re arrin pikën e saj më të afërt me Tokën. Hëna e Re sinjalizon fillimin dhe mbarimin e ciklit mujor hënor, kur rrezet e Diellit bien në anën e Hënës. Kur ato kombinohen në të njëjtën natë, lindi Hëna e Zezë, e rrallë.

Hëna e Zezë nuk është një term astronomik ose shkencor dhe si i tillë, është përkufizuar kështu për të identifikuar një fenomen të rrallë që deri vonë është besuar se mund të jetë edhe ogurzezë. Por Hënë e Zezë është, në fakt, një Hënë e Re, siç e thamë më sipër.

Hëna e Zezë, gjithashtu, përshkruan të dytën e dy Hënave të Reja që shfaqen brenda një muaji kalendarik. Por termi përdoret ndonjëherë edhe për të përshkruar një Hënë të Re të tretë ose të katërt, që mund të shfaqet në një sezon.

Almanaku i Vjetër e zgjeron më tej termin e Hënës së Zezë duke thënë se ajo nuk mund të përshkruajë asnjë Hënë të Re brenda një muaji. Por astronomia thotë se: "Kjo mund të ndodhë vetëm në shkurt, ndaj edhe Hëna e Zezë është një fenomen i rrallë, që ndodh një herë në 5 deri në 10 vjet.

Shprehja, gjithashtu, mund t'i referohet thjesht çdo Hëne të Re, sepse ne atëherë shohim anën e errët ose të zezë të Hënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...