Qeni pa hundë fshihej për vite nën makinë – tash i kthehet jetës normale - Bota Sot
Qeni pa hundë fshihej për vite nën makinë – tash i kthehet jetës normale

Ndryshe

Qeni pa hundë fshihej për vite nën makinë – tash i kthehet jetës normale

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 23:24
Qeni pa hundë

Tmerri që pësoi qeni Anubis është përjetuar shumë pak nga të tjerët. Ai erdhi në kryeqytetin egjiptian, Kajro dhe ‘punoi’ si rojë.

Qentë si ky shpesh janë të trajnuar të lehin gjatë gjithë kohës për të trembur mysafirët e padëshiruar. Por një ditë pronarët e tij u mërzitën nga lehja e tij e vazhdueshme, kështu që ata bënë diçka të tmerrshme - ia prenë hundën.

Anubis arriti të shpëtonte, por pati një plagë të tmerrshme. Kështu filloi jeta e tij në rrugë. 

Për vite të tëra, u fsheh nga pjesa tjetër e botës, fjeti nën një makinë, u largua nga qenët e tjerë dhe kërkonte ushqim. Për fat të mirë, historia e jetës së tij nuk mbaroi në këtë mënyrë. Një organizatë lokale për mirëqenien e kafshëve e gjeti dhe hapi një faqe të re në jetën e tij.

Më vonë, shoqata SNARR nga SHBA premtoi se do të kujdesej për të. Ata gjetën një shtëpi të re dhe një familje që e donin ashtu siç ishte.

Për shkak të deformimit, Anubis ka vështirësi për t’u ushqyer, por pas gjithë këtyre viteve, ai ka zhvilluar teknikën e ngrënies dhe vërtetoi se asgjë nuk mund ta ndalojë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...