Burri 50-vjeçar diagnostikohet me infeksion të sifilizit në tru - Bota Sot
Burri 50-vjeçar diagnostikohet me infeksion të sifilizit në tru

Ndryshe

Burri 50-vjeçar diagnostikohet me infeksion të sifilizit në tru

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:44
Ilustrim

Një burrë nga India u diagnostikua me një infeksion të sifilizit në trurin e tij pasi shkoi në spital në pamundësi për të ecur apo folur siç duhet.

Gjendja kërcënuese për jetën, e njohur si neurosfiliz, mund të ndodhë kur sifilizi i transmetuar seksualisht mbetet i pa trajtuar për një kohë të gjatë.

Mund të zgjasë diku midis tre javësh deri në 50 vjet që infeksioni të arrijë në tru dhe sistemin nervor qendror.

Burri, identiteti i të cilit nuk dihet, mohoi të ketë seks të pambrojtur ose të ishte diagnostikuar ndonjëherë me sifiliz.

Në tre muaj para se të shkonte në spital ai kishte humbur koordinimin e tij dhe kishte dridhje dhe lëvizje të pakontrolluara të syve.

Një skanim zbuloi se truri i tij po shpërbëhej dhe testi i vetëm që u kthye pozitiv ishte ai për neurozifilizin jashtëzakonisht të rrallë.

Burrit iu dha antibiotikë për dy javë dhe fizioterapi, dhe tre muaj më vonë ai e kishte marrë veten.

Neurosifilizi është një sëmundje e trurit dhe palcës kurrizore dhe ka simptoma të ndryshme ndaj sifilizit, sëmundja seksualisht e transmetuar.

Mund të ndodhë te njerëzit me sifiliz, veçanërisht nëse ato lihen pa trajtuar.

Neurosifilizi është i ndryshëm nga sifilizi pasi ndikon në sistemin nervor, ndërsa sifilizi është një sëmundje seksualisht e transmetuar me shenja dhe simptoma të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...