17-vjeçarja përmbys makinën, por të nesërmen kalon provimin dhe merr patentën

Ndryshe

17-vjeçarja përmbys makinën, por të nesërmen kalon provimin dhe merr patentën

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 10:07
17-vjeçarja Hazel Ross

17-vjeçarja Hazel Ross doli me të ëmën me veturën me shenjën “L” për t’u praktikuar edhe një herë të fundit para se të hynte në provimin praktik për të marrë patentën.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan siç duhet për adoleshenten e cila pretendon se një Ford Fiesta i ndërpreu rrugën dhe në manovrat për ta shmangur, bëri që të dalë vet nga rrugë dhe makina e saj të përmbyset.

Pavarësisht kësaj ngjarje, të nesërmen Hazel arriti me sukses që të mbyllë provimin dhe të marrë patentën.

Image

“Isha shumë nervoze para provimit dhe aksidenti më shtoi presionin, por ia dola. Jam shumë e lumtur që mora patentën”, tha ajo.

17-vjeçarja u zotua se do ta shmangë për një kohë rrugën ku ndodhi aksidenti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat