10 vjeçarja martohet me një 22 vjeçar, ja pamjet shokuese

Ndryshe

10 vjeçarja martohet me një 22 vjeçar, ja pamjet shokuese

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 07:12
Pamje nga video

Një video ku tregon martesën e një 10-vjeçareje me një 22 vjeçar është bërë virale në rrjet.

Si çdo nuse vajza është e veshur më një fustan të bardhë dhe e ulur përkrah burrit 22 vjeçar. Në video dëgjohet edhe një klerik i cili kryen celebrimin e martesës.

Në dhomë janë edhe të afërmit e vajzës që nuk e kundërshtojnë aspak këtë martesë por në momentin që vajza thotë po, të gjithë festojnë.

Videoja solli reagime të shumta, duke bërë që Gjykata e provincës Kohgiluyeh dhe Buyer Ahmad, ku është zhvilluar ceremonia, ka vendosur të anulojë bashkimin mes të dyve, derisa trupi gjykues të shprehet për rastin.

Në qoftë se do të shpallen fajtorë, prindërit e vajzës, burri dhe kleriku atëherë ata rrezikojnë 6 muaj deri në 6 vite burg.

Ju ftojmë të shikoni videon e cila është bërë virale në rrjet:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat