Sëmundja misterioze që po "vret" qentë

Ndryshe

Sëmundja misterioze që po "vret" qentë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:52
Ilustrim

Një sëmundje e mistershme ka 'vrarë' një numër të madh qensh në Norvegji.

Deri tani sipas Autoritetit Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit, 40 qen ishin sëmurë me të vjella dhe diarre dhe pas këtyre simptomave disa prej tyre ngordhën.

Rastet e para u shfaqën në kryeqytetin Oslo, më pas u raportuan edhe në 13 qytete të tjera.

Instituti i Veterinarisë tha se ishte e paqartë nëse dy llojet e dyshuara të baktereve të gjetura në autopsi ishin shkaku i ngordhjes.

Transmetuesi kombëtar Norvegjez raportoi se gjithsej 25 qen kanë ngordhur nga gjendja. Sidoqoftë, kjo nuk është konfirmuar nga Autoriteti Norvegjez për Sigurinë e Ushqimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat