Babai nxjerr fshehurazi vajzën tre ditëshe nga spitali, e shet për 5 mijë euro - Bota Sot
Babai nxjerr fshehurazi vajzën tre ditëshe nga spitali, e shet për 5 mijë euro

Ndryshe

Babai nxjerr fshehurazi vajzën tre ditëshe nga spitali, e shet për 5 mijë euro

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:41
Pamje nga video

Merr vajzën e lindur vetëm tre ditë më parë nga spitali dhe e nxjerr fshehurazi për ta shitur.

Zhao, është një baba kinez, i cili u filmua nga kamerat e sigurisë së spitalit, me vajzën në krahë, e lindur vetëm tre ditë më parë.

Ai e mori vajzën nga djepi, në mënyrë që ta shiste tek një çift me të cilin kishte rënë dakord, për 5 mijë euro. Burri e kishte bindur të shoqen se nuk do të ishin në gjendje që ta rrisnin vajzën.

Në atë moment kërkoi për njerëz online, të cilët donin fëmijë dhe nisi negociatat me një çift. Zhao eci me makinë për 160 kilometra larg spitalit të Changzhou dhe e shiti vajzën në provincën e Jiangsu.

Pamjet e kamerave të sigurisë ngjallën dyshime, duke bërë që punonjësit të denoncojë në polici. Kështu policia zbardhi gjithë skemën.

Gjatë marrjes në pyetje nëna e re pranoi gjithçka, duke thënë se e bënë për shkak të problemeve ekonomike. Pas arrestimit burrë e grua rrezikojnë nga 4 deri në 10 vite burg.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...