Një “kundërmim i çuditshëm” detyron kthimin e avionit të nisur për në Cyrih - Bota Sot
Një “kundërmim i çuditshëm” detyron kthimin e avionit të nisur për në Cyrih

Ndryshe

Një “kundërmim i çuditshëm” detyron kthimin e avionit të nisur për në Cyrih

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Pak pas nisjes për në Cyrih, ku e kishte destinacionin, një aeroplan i Kompanisë Austrian Airlines u kthye në Aeroportin e Vjenës. Arsyeja: një kundërmim i çuditshëm në pjesën e prapme të kabinës.

Këtë konstatim e konfirmon edhe një zëdhënës i kompoanisë në fjalë, shrkuan 20minuten.ch. “Kur makina kisht nisur fluturimin, një kundërmim i pazakonsëm ka tërhequr vëmendjen e stafit të aeroplanit. Pas informimit të pilotëve, ata vendosën që të bëhej kthimi në vendin e nisjes.

“Siguria është në vend të parë për ne”, ka thënë më tutje zëdhënësi.

Ai ka bërë me dije se në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për pasagjerët e aeroplanit dhe as për ekipazhin.

Pas aterrimit të sigurt, pasagjerët janë vendosur në fluturake të tjera për të realoizuar fluturimin për në Cyrih.

“Lidhur me shkakun e kundërmimit, janë duke u zhvilluar hetime nga teknikët tanë”, ka thënë zëdhënësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...