Përsëritet historia! Konstantini i vdekur kthehet në shtëpi, nëna humb ndjenjat

Ndryshe

Përsëritet historia! Konstantini i vdekur kthehet në shtëpi, nëna humb ndjenjat

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:25
Antonina Mikhailovna humbi ndjenjat, kur në derën e shtëpisë u shfaq i biri Kostandini, të cilin e dinte të vdekur

Përsëritet historia e vjetër e Doruntinës dhe Kostandinit! Ngjarja për të cilën do flasim vjen nga Rusia dhe ka si protagoniste një grua 62-vjeçare nga Kronstadt.

Antonina Mikhailovna humbi ndjenjat, kur në derën e shtëpisë u shfaq i biri Kostandini, të cilin e dinte të vdekur, madje kishte bërë edhe ceremoninë mortore të tij.

Gruaja e kishte denoncuar të birin si të zhdukur në polici nw muajin mars, pasi prej një jave nuk kishte lajm prej tij dhe nuk e dinte se ku kishte ndodhur.

Image

Madje ajo kishte identifikuar një person të pajetë të një personi të gjetur nga policia, si të birin 43-vjeçar.

Kështu mes familjarëve dhe miqve e përcolli për në banesën e fundit viktimën.

Image

Mirëpo katër muaj më vonë, gruaja dëgjoi disa të trokitura në derë dhe kur e hapi mbeti pa fjalë, Kostandini qëndronte në prag

Në gjendje shoku 62-vjeçarja humbi ndjenjat, pasi nuk po i’u besonte syve.

Kur u përmend gruaja dëgjoi nga i biri se ishte larguar qëllimisht. Ai punonte në një bazë ushtarake të marinës dhe kishte vendosur të shkëputej disa kohë nga jeta e përditshme, në mënyrë që të reflektonte.

Image

Lidhur me trupin e varrosur si Kostantini, policia po heton për të zbuluar se kujt i përket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat