Nga vdekja në jetë! Njihuni me historinë e trishtë të qenit Lazzaros

Ndryshe

Nga vdekja në jetë! Njihuni me historinë e trishtë të qenit Lazzaros

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:40
Pamje nga videoja

"Nga vdekja në jetë!" Mund të tingëllojë si e çuditshme, por është historia e vërtetë e Lazzaros.

Nuk bëhet fjalë për një burrë me këtë emër, por të një qeni, i cili u gjend i braktisur në zonën e Catania i paralizuar. Sipas gjasave, kafsha më besnike e njeriut është keqtrajtuar nga disa njerëz të papërgjegjshëm, duke  e paralizuar.

Ndërkohë, shpëtimtarë të tij janë një çift të moshuarish, të cilët kanë zgjedhur plazhin për të rikthyer gjendjen fillestare të qenit.

"Ne kemi arritur në një moment historik. Sapo pa detin, mimika e fytyrës së tij ndryshoi. Ai tentoi të kërcente brenda në ujë. Ishte i lumtur si një fëmijë. "-tregojnë çifti.

"Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë atë të përjetojë emocione të tjera të reja!  Ai meriton më të mirën e gjithçkaje. Lazzaro rilindi! Nga vdekja ... në jetë",-përfundon Alfia Scuderi.

Historia e Lazzaro ka prekur mijëra ndjekës në rrjetet sociale, me videon që është parë mbi 240 mijë herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat