Cilësia e alkoolit në Shqipëri në pikëpyetje

Ndryshe

Cilësia e alkoolit në Shqipëri në pikëpyetje

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 12:50
Foto Ilustrim

Cilësia e ulët e pijeve alkoolike po sjell probleme në shëndetin e shqiptarëve. Kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Hasan Stafa, tha se në vitin 2018 ka patur 14 raste intoksikimi nga konsumimi i pijeve alkoolike, ndërsa kujtoi se në vitin 2012 është shënuar dhe humbje jete.

Abuzimi me cilësinë e pijeve alkoolike ka sjellë problematika në shëndetin e shqiptarëve.

Në një intervistë për RTV Ora, kreu i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorit, Hasan Stafa, ngriti shqetësimin se gjatë vitit 2018 ka patur 14 raste intoksikimi nga përdorimi i alkoolit jashtë standardit.

“Janë produktet informale, një pjesë nga trashëgimia tradicionale që ka Shqipëria në prodhimin e alkoolit dhe pjesa tjetër pas viteve '90 që janë amatorë në këtë fushë bëjnë që kjo situatë të jetë jashtë kontrollit. Format abuzive janë përdorimi i alkoolit ushqimor dhe stimulantëve si sheqeri, dhe përdorimi i shufrave për të pulsuar dhe rritur gradacionet e këtij produkti”, ka thënë ai.

Stafa shprehet se për rastet e abuzimit ka patur dhe bllokime, pasi në vitin 2012 konsumimi i alkoolit ka shënuar dhe humbje jete në Dibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat