Vjedh makinën e prindërve, 11-vjeçari udhëton 321 km për të jetuar me burrin që njohu në Snapchat - Bota Sot
Vjedh makinën e prindërve, 11-vjeçari udhëton 321 km për të jetuar me burrin që njohu në Snapchat

Ndryshe

Vjedh makinën e prindërve, 11-vjeçari udhëton 321 km për të jetuar me burrin që njohu në Snapchat

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 09:18
Ilustrim

Një 11-vjeçar ka vjedhur makinën e familjarëve të tij dhe ka udhëtuar rreth 321 km për tu takuar me një të huaj që foli në Snapchat.

Djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u ribashkua me familjen pasi u largua nga shtëpia e tij në Simpsonville.

Ai e ndaloi makinën në një vendparkim në Charleston dhe njoftoi një oficer se kishte humbur.

11-vjeçari mori makinën tip Buick Lacrosse dhe përdori tabletin e babit të tij për të udhëzimet në GPS për të shkuar në Charleston.

Fëmija donte të jetonte me një të huaj që e njohu nëpërmjet aplikacionit Snapchat.

Djali i tha oficerit se humbi adresën se ku do takohej me burrin sepse aplikacioni i fshin mesazhet pas 24 orësh dhe tableti i babait të tij humbi sinjalin.

Policia më pas lajmëroi të atin dhe djali u ribashkua me familjen.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar burrin e panjohur që foli me djalin në median sociale.

“Do doja shumë që tani, kushdo që e lexon këtë, i cili është prind i një fëmijë, të ulet me fëmijën pikërisht në këtë moment dhe të flasë me të për mediat sociale, rreziqet, përfitimet dhe gjërat për të cilat ne duhet të flasim çdo ditë, “-tha shefi i policisë Charleston Luther T. Reynolds.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...