E rrallë: vëllezërit kanë lindur me ngjyrë të ndryshme sysh

Ndryshe

E rrallë: vëllezërit kanë lindur me ngjyrë të ndryshme sysh

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 15:59
Mehmet dhe Kerem Selman

Dy vëllezër 11 vjeç dhe katër vjeç nga Bursa e Turqisë kanë lindur me një ‘mutacion gjenetik’ të quajtur heterokromi  e plotë, sipas së cilës të dy vogëlushët kanë sy me ngjyrë të ndryshme.

Mehmet dhe Kerem Selman kanë një sy blu dhe një kaf për shkak se irisi i syrit të tyre ka hije të ndryshme. Sipas mjekësisë ky mutacion është trashëguar nga genet e prindërve të djemve, ndonëse ata vetë nuk e kanë një veçori të tillë.

Babai i Mehmet dhe Kerem ka treguar për mediat turke se kur djali i madh lindi me sytë me ngjyrë të ndryshme, ka marrë nga doktori përgjigjen se nuk përjashtohet mundësia që me syrin e kaltër vogëlushi të ketë probleme në të ardhmen.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat