Ajnshtajni, një person i përhumbur dhe i çrregullt - Bota Sot
Ajnshtajni, një person i përhumbur dhe i çrregullt

Ndryshe

Ajnshtajni, një person i përhumbur dhe i çrregullt

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:34
Albert Anshtajn

Albert Einstein migroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1933. Atje deri më 1945 kur edhe doli në pension, e mbajti pozitën e profesorit në Universitetin “Princeton”.

Rutina e tij ditore sa ishte në Amerikë qe mjaft e thjeshtë:

“Mes orës 9 dhe 10 hante vaktin e mëngjesit dhe lexonte gazetat ditore. Rreth orës 10:30 nisej për në zyrë në universitet. Pas punës, kur mbante moti i mirë, bënte ecejake qejfi; në të kundertën një veturë e universitetit vinte për ta marrë. Punonte deri në ora 13:00, pastaj kthehej në shtëpi për drekë në ora 13:30. Bënte një sy gjum dhe pinte çaj.

Kohën më të madhe të mbrëmjes e kalonte në shtëpi duke punuar, takohej me vizitorët dhe merrej me korrespodencat që i’a kishte klasifikuar në mëngjes sekretarja e tij. Darkën e hante në 18:30, e pasuar me më shumë punë dhe me më shumë letra.

Pavarësisht mënyrës modeste të të jetuarit, në universitet Einstein ishte i famshëm. Jo vetëm për shkak të arritjeve të tij shkencore, por edhe sepse prej natyre ishte i përhumbur dhe vishej në mënyrë të çrregullt. (Einstein-i i mbulonte flokët e tij të gjata që t’i shmangte vizitat tek berberi dhe i konsideronte të panevojshme çorapet dhe pantollonat me tiranda).

Derisa shëtiste, shpesh ndalohej prej banorëve vendas, të cilët dëshironin ta takonin fizikantin e madh. Një koleg i tij kujton: “Ai do të pozonte me gratë, fëmijet dhe gjyshërit, dhe i ndërronte me ta ca fjalë me humor”. Pastaj, teksa lëvizte kokën, vazhdonte duke thënë: “Mirë, elefanti i moçëm u’a hodhi edhe një herë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...