Nuk respektoi Mbretin 67-vjeçar, i hiqen titujt 34-vjeçares

Ndryshe

Nuk respektoi Mbretin 67-vjeçar, i hiqen titujt 34-vjeçares

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 11:00
Maha Vajiralongkorn

Mbreti i shumëpërfolur i Tajlandës, 67-vjeçari Maha Vajiralongkorn, vendosi t’i heqë të gjithë titujt bashkëshortes së tij të dytë, 34-vjeçares Sineenat Wongvajirapakdi për sjellje të keqe dhe mosrespektim të kurorës mbretërore!

Ish-infermieres së ushtrisë, shkruan gazeta mbretërore, iu hoqën titujt për “mosmirënjohje ndaj Mbretit”, si dhe për ambiciet e saj, ajo tentoi të ngrihej në nivelet e Mbretëreshës Suthida Vajiralongkorn.

Në deklaratë thuhet se Mbreti kishte mësuar se “ajo nuk ishte mirënjohëse për titullin që i ishte dhënë”. Në këtë mënyrë, Mbreti urdhëroi ta zhveshë atë nga të gjithë titujt mbretërorë dhe dekorimet.

Mbreti Vajiralongkorn u ngjit në fron pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016. Në maj të këtij viti, ai kurorëzoi Mbretëreshë, bashkëshorten tjetër të tij Suthida Vajiralongkorn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat