I dashuri e bën për koma, 23-vjeçarja mposht vdekjen - Bota Sot
I dashuri e bën për koma, 23-vjeçarja mposht vdekjen

Ndryshe

I dashuri e bën për koma, 23-vjeçarja mposht vdekjen

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 23:27
Britney Bashforth

Një vajzë e cila u dhunua barbarisht nga ish-i dashuri i saj xheloz, kur rifitoi ndjenjat mendoi se kishte pësuar aksident.

Britney Bashforth luftoi me vdekjen për 4 javë në koma në spital, pasi u sulmua barbarisht në shtëpinë e saj në Sheffield, nga Shaka Williams.

Përpara se ish-i dashuri i 23-vjeçares të dënohej, në gjykatë u zbulua se e reja mbante mend vetëm që ishte zgjuar me shumë dhimbje, duke pyetur se çfarë i kishte ndodhur. “Mendimi i saj i parë ishte që kishte bërë aksident me makinë, aq të rënda ishin plagët e saj”.

Si pasojë e dhunës barbare, 23-vjeçarja thuajse nuk njihej, ndërsa kishte gjakderdhje të brendshme, nofull të thyer, fraktura në fytyrë dhe një mëlçi të dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat