Shqiptarja nga Kosova mbledh barna në Amerikë për fëmijët e Kosovës - Bota Sot
Shqiptarja nga Kosova mbledh barna në Amerikë për fëmijët e Kosovës

Ndryshe

Shqiptarja nga Kosova mbledh barna në Amerikë për fëmijët e Kosovës

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 14:18
Foto Ilustrim

Elizabeta Berisha është një 17 vjeçare e lindur dhe e rritur në Amerikë ka filluar një aksion humanitar për të mbledhë medikamente dhe pajisje mjekësore në mënyrë që të ndihmojë fëmijët e Kosovës.

Berisha me prejardhje nga fshati Dobërdol i Klinës jeton me prindërit e saj qysh moti në SHBA dhe është duke studiuar për mjekësi.

Ideja për të mbledhur donacione për të ndihmuar fëmijët e Kosovës i erdhi pasi që në vitin 2014 ishte me pushime në Kosovë dhe një nga të afërmit e saj u sëmur dhe kërkoi ndihmë në QKU.

Në spitalin publik të Prishtinës Elizabeta pa se mungonin gjërat elementare dhe nisur nga ky fakt ajo e filloi ta jetësojë idenë e saj.

“Nuk mund të besoja që në spital nuk kishte termometër, diçka shumë e vogël por shumë e rëndësishme”, ka thënë Elizabeta për mediat në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat