Histori prekëse: I pastrehu harxhoi 20 dollarët e fundit për ta ndihmuar, ajo e bën super milioner - Bota Sot
Histori prekëse: I pastrehu harxhoi 20 dollarët e fundit për ta ndihmuar, ajo e bën super milioner

Ndryshe

Histori prekëse: I pastrehu harxhoi 20 dollarët e fundit për ta ndihmuar, ajo e bën super milioner

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 14:30
Kate Mcclure, Johnit

Një histori prekëse na vjen nga Amerika ku një i pastrehë tashmë është zotërues i të paktën 380 mijë dollarëve dhe shuma vazhdon të rritet dhe kjo falë zemërgjerësisë së tij.

Kate Mcclure teksa po shkonte për në shtëpi i kishte mbaruar karburanti në autostradë. Ajo kishte ndalur makinën dhe ishte nisur për të marrë karburant.

Ai kishte parë 27-vjeçaren që kishte ndaluar dhe e kishte kuptuar që diçka nuk shkonte siç duhet dhe i ishte afruar, duke i kërkuar të futej në makinë dhe të mbyllte dyert.

Pas disa minutash ai është kthyer me një bidon me benzinë, për të cilin kishte harxhuar 20 dollarët e tij të fundit.

Kate ishte prekur shumë nga ky veprim i Johnit dhe kishte filluar t’i sillte ujë dhe ushqim çdo ditë.

Teksa më vonë së bashku me të dashurin e saj hapën një peticion në internet duke treguar historinë e saj me Johnin dhe duke kërkuar ndihmë që të mblidhnin para për të.

Deri më tani janë mbledhur rreth 380 mijë dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat