Si t’u përgjigjeni me sukses pyetjeve të sikletshme në një intervistë pune?

Ndryshe

Si t’u përgjigjeni me sukses pyetjeve të sikletshme në një intervistë pune?

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 06:46
Ilustrim

Kur bëhet fjalë për intervistën e punës është diçka që në parim i frikësohemi të gjithë. Si do dal? Si do përgjigjem? A do jenë përgjigjet e mia pjesë e pritshmërive të rekrutuesve? Cila do jetë pjesa që do më veçojë mua nga kandidatët e tjerë? Këto janë pyetjet që na mbajnë pezull dhe shpeshherë kjo frikë na penalizon.

Rekrutuesit i qëndrojnë shumë besnikë këtyre 3 parimeve gjatë intervistës të cilat duhet t’i keni gjithmonë parasysh:

-Të njohë kandidatin i cili mund të jetë i intervistuari ideal, por jo më shumë informacione se kaq.

-Të gjykojë se cili do të përshtatet më mirë me vendin e punës bazuar në eksperiencën dhe temperamentin e të intervistuarve.

-Të identifikojë cili person e do vërtet punën dhe mund ta bëjë atë.

Një gabim tipik i shumë kandidatëve është se mendojnë se të flasësh shumë në një intervistë i favorizon, ndërkohë që ndodh komplet e kundërta. "Të flasësh shumë nuk do të thotë zgjuarsi dhe as sukses", -thotë shkrimtarja Wendy Enelow.

Më poshtë do të gjeni 10 pyetjet tipike dhe këshillat për përgjigjen më të mirë.

Mund të më flasësh pak për veten?

Shumë intervistues e nisin në këtë mënyrë jo vetëm për të mbledhur informacion mbi ty, por edhe për të kuptuar qëllimin, mënyrën e të transmetuarit të informacionit dhe aftësitë komunikative. Nëse ti fillon dhe i flet për fëmijërinë, shkollën, hobit, karrierën e hershme, pëlqimet personale, atëherë intervistuesit iu desh vetëm një pyetje që të kuptonte që nuk je një konkurrent i fortë për atë pozicion pune. Një devijim nga tema për 30 sekonda është diçka e këndshme, por nëse kjo gjë vazhdon për më shumë se 2-3 minuta atëherë situata bëhet problematike.

Përse u largove nga puna e fundit? Përse do ta lësh punën aktuale?

Shkoni drejt sinqeritetit dhe transparencës. Në përgjigjen tuaj ata duhet të supozojnë situatën dhe të vlerësojnë aftësitë vendimmarrëse, vendosshmërinë dhe aftësinë për të punuar në grup paqësisht. Shpjegojini përse po kërkoni një punë tjetër, një mundësi më të mirë, sfida dhe përgjegjësi. Nëse je duke u transferuar nga një kompani në një tjetër shpjegoni përse po e bëni këtë ndryshim. Kujdesuni që përgjigjja të jetë e besueshme dhe në përputhje me kriteret e punës së re që jeni duke aplikuar.

Cilat janë pikat e tua më të forta?

Kujdesuni që përgjigjja juaj të ketë përmbledhjen më të mirë në eksperiencën e punësimit, cilësitë më të forta dhe arritjet të cilat janë direkt të lidhura me detyrat që puna e re ka. Rekrutuesi do të mbajë shënime për aftësi si motivimi, iniciativa dhe aftësia për të punuar në grup. Megjithatë, kujdes të mos e ngarkoni shumë pjesën e peshës dhe përgjegjësive që keni marrë përsipër.

Cilat janë pikat e tua të dobëta?

Shumë kandidatë tregohen shumë të sinqertë kur u drejtohet kjo pyetje, por mundohuni që si pikë të dobët të nxirrni një pikë të fortë profesionale. Thoni diçka që ju nxjerr një punonjës të dedikuar. Një opsion është të tregosh që je duke marrë masa për të kurajuar veten.

Çfarë di rreth kompanisë dhe industrisë tonë?

Askush nuk mund ta eliminojë një kandidat nëse ka kryer kërkime mbi kompaninë, mbi linjën e saj, zhvillimin, përhapjen, klientët, kulturën, etj. Edhe pse aplikanti mund të mos ketë pasur mundësi të dëgjojë rreth kompanisë, mund të kërkojë në Google ose në website-in e kompanisë. Këtë gjë rekrutuesit e lidhin ngushtë me dëshirën e kandidatit për punën që po aplikon dhe shihet si një faktor plus në përzgjedhjen përfundimtare.

Çfarë te pëlqen/ të ka pëlqyer më shumë dhe më pak në pozicionin e fundit që keni pasur?

Shiko për përgjigje specifike dhe të lidhura me pozicionin në aplikim. Identifiko persona të cilët vlerësojnë të njëjtat cilësi të vendit të punës që edhe kompania ka. Ndërsa për gjërat që ju kanë pëlqyer më pak, më të favorizuar janë ata që kanë si përgjigje pjesën e përgjegjësive (që punonjësit e tjerë e shmangnin) për të cilën edhe kanë lëvizur nga funksioni i punës që kanë pasur.

Çfarë nuk ishte pjesë e përmbledhjes tënde?

Sa herë bëhet kjo pyetje, përgjigja që merret më së shumti është se aplikantët nuk janë pyetur kurrë për këtë gjë. Si pasojë bëhen nervozë ose tremben, fillojnë dhe përsërisin çfarë kanë thënë më sipër dhe kjo bëhet e bezdisshme. Në këtë rast mund ta shmangësh duke treguar çfarë është më e rëndësishme për ty në karrierë apo në jetën personale.

Je mbivlerësuar/ nënvlerësuar ndonjëherë për këtë pozicion (bazuar në eksperiencat e mëparshme)?

Kjo është një pyetje që shpesh të çon në një shpjegim të zgjatur. Në përgjithësi vlen të thuhen ato që vërtet mendoni, pasi në mënyrë indirekte nxjerrin në pah cilësitë tuaja dhe aftësinë për t’u marrë ose jo me një punë të caktuar. Kini parasysh që gjithmonë duhet t’i përshtasni përgjigjet edhe me pozicionin për të cilin po aplikoni.

Keni ndonjë pyetje? Dëshironi të shtoni diçka?

Bëni kujdes të mos thoni “JO”. Tani është koha që ti duhet të tregosh aftësitë e tua. Nëse nuk keni një pyetje tuajën atëherë dilni nga situata duke treguar interes për zhvillim profesional të kompanisë apo se pse të pëlqen të punosh në këtë kompani në mënyrë që ndikosh tek intervistuesi për të të pranuar si pjesë të stafit.

A ka ndryshuar perceptimi juaj ndaj kësaj mundësie bazuar në intervistën tonë?

Kjo pyetje bëhet me qëllim që t’i ndihmojë aplikantët të kuptojnë nëse kishte diçka gjatë intervistës që i vuri në siklet apo diçka që nuk përputhet me pritshmëritë e aplikantit. Përgjigja e marrë nga kjo pyetje i lë intervistuesit të kuptojë nëse ti ke qënë i aftë të kuptosh çdo gjë që është trajtuar në pyetjet e mëparshme, nëse ka ndonjë keqkuptim apo paqartësi, nëse janë familjarizuar me pozicionin vakant. Ndaj një përgjigje “PO” është një shenjë premtuese. Një aplikant e ka krijuar idenë e pozicionit, por duhet të jetë i mirëinformuar kur të dalë nga kjo intervistë, pa lënë vend për rezerva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat