Pajisja e çuditshme bie nga qielli në oborrin e çiftit - Bota Sot
Pajisja e çuditshme bie nga qielli në oborrin e çiftit

Ndryshe

Pajisja e çuditshme bie nga qielli në oborrin e çiftit

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 09:26
Pajisja e çuditshme bie nga qielli në oborrin e çiftit

Nensi Uelke dhe burri i saj, Den, po bëheshin gati të nxirrnin kuajt nga stallat, kur dëgjuan një përplasje të fortë në oborr.

Çifti nga Miçigani o SHBA-ve shkuan të shohin se çfarë e kishte shkaktuar zhurmën, dhe gjetën një objekt që dukej si satelit e që vazhdonte të lëshonte një gumëzhime elektronike.

Në të ishte shkruar “Samsung Space Selfie”, dhe, sipas kompanisë koreano-jugore, ishte hedhur për të kapur pamje me planetin tonë në sfond.

Samsung lëshoi një deklaratë ku thanë se objekti “kishte bërë një zbritje të butë në një zonë të banuar që ishte zgjedhur me urgjencë për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike mbi SHBA”.

Kompania thekson se s’ka pasur të lënduar dhe se i vjen keq për shqetësimin që është shkaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat