E rrallë/ Kinezja bëhet nënë në moshën 67-vjeçare - Bota Sot
E rrallë/ Kinezja bëhet nënë në moshën 67-vjeçare

Ndryshe

E rrallë/ Kinezja bëhet nënë në moshën 67-vjeçare

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 15:40
Tian

Një gjyshe 67-vjeçare bëhet kinezja më e moshuar që sjell në jetë një fëmijë pas një shtatzënie natyrale.

“Gruaja, me emrin Tian, lindi të premten me cezarian në provincën e Shandongut”, njoftoi media lokale.

Ajo ka lindur vajzë, ndërsa materniteti i qytetit Zaozhuang konfirmoi se një 67-vjeçare kishte lindur në mjediset e tij, por pa dhënë detaje.

“Fëmija është një dhuratë nga qielli për ne të dy”, deklaroi bashkëshorti i Tian, 68 vjeç.

Sipas të përditshmes “Global Times”, bebja u quajt “Tianci” që në gjuhën kineze do të thotë “Dhuratë nga qielli”,

Nëse shtatzënia e Tian rezulton të ketë qenë vërtet natyrale, bëhet fjalë për një rekord botëror.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat