Pse po rrezikojnë njerëzit jetën për të bërë selfie-n perfekt?

Ndryshe

Pse po rrezikojnë njerëzit jetën për të bërë selfie-n perfekt?

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 06:48
Ilustrim

Të devotshmit e rrjeteve sociale kanë postuar një foto të tyren në një liqen toksik në Siberi në një prej shembujve më të fundit të limiteve në të cilat janë në gjendje të shkojnë njerëzit për selfie-n perfekt.

Për disa njerëz, ky fiksim ka çuar në fatalitet: 250 njerëz kanë vdekur mes tetorit të vitit 2011 dhe nëntorit të vitit 2017, sipas një studimi. Lind pyetja: pse e bëjnë njerëzit këtë? Euronews ka folur me psikologen Dr. Tracy Alloway për ta zbuluar.

‘Nuk ka të bëjë vetëm me selfie-n’

Dr. Alloway shpjegoi që nuk është vetëm bërja e fotos që çoi në humbjen e jetës së këtyre njerëzve. Sipas saj, shumicën e kohës individët që bëjnë foto të rrezikshme tashmë janë të përfshirë në aktivitete të rrezikshme.

“Nuk është bërja e fotos që çoi në vdekjen e tyre, por fakti që këto aktivitete tashmë njihen si të rrezikshme”,-thotë ajo.

Dr. Alloway shtoi që ky trend lidhet me mënyrën se si një person sillet online dhe offline.

“Nëse dikush është tashmë një person që merr rreziqe dhe i tregon ato në jetën e përditshme, mund të themi që këto sjellje do i tregojë edhe online”,-thotë Dr. Alloway.

“Kështu që njerëzit që ishin të angazhuar në këto sjellje thjesht qëlloi që po mbanin një telefon ndërkohë që bënin një aktivitet shumë të rrezikshëm”,-thotë ajo.

‘Në përndjekje të dopaminës’

Gjithsesi, ajo çfarë e bën personin mesatar të marrë rreqize të tilla për një selfie është dopamine, thotë Dr Alloway.

“Kur shohim një ‘like’ ose një koment pozitiv në postin tonë, ndodh një nxitje e madhe e dopaminës, i cili është një hormon i ndjenjës pozitive.

Dopamine gjithashtu ndihmon të përforcojë një sjellje të caktuar, kështu që nëse një foto merr shumë pëlqime ose vëmendje, inkurajon personin që ta bëjë prapë, ka thënë psikologia.

Rusia: Ndër shtetet e para me më shumë raste të tilla

Rusia është ndër shtetet që ka numrin më të lartë të incidenteve fatale me selfie, thotë studimi.

Në vitin 2016, një vajzë 12-vjeçare vdiq pasi hipi në një ballkon për të bërë selfie. Sipas raportimeve, ajo bëri foton ndërkohë që ishte ulur në katin e 17-të të apartamentit të saj. Policia beson që ajo humbi balancën dhe ra në tokë.

Vetëm disa muaj më parë, një vajzë tjetër e vogël vdiq pasi hipi në një transformator elektrik afër Moskës për të bërë selfie, por u dogj për së gjalli pasi pësoi një shok elektrik.

Në Spanjë, këtë korrik, shumë njerëz u sëmurën pasi u futën në Monte Neme – një liqen toksik në Galicia, në Spanjën Veriore – pasi e ngatërruan për liqen të denjë për Instagram.

Si t’i prandalojmë njerëzit nga këto sjellje të rrezikshme?

Duke qenë se të rinjtë janë më të prirur për të marrë këto vendime të rrezikshme, Dr. Alloway thotë që një mënyrë e mirë për të shmangur tragjedinë është t’i bëjmë ta kuptojnë mungesën e pamposhtshmërisë dhe krijimin e ndërgjegjes.

Për shembull në Rusi, Ministria e Brendshme ka nxjerrë një fletushkë dhe një video që tregon rreziqet e fotove të rrezikshme në media sociale.

“Një selfie ‘cool’ mund t’ju kushtojë jetën”, shkruan në figurat me shembuj se si dikush mund të vdesë duke bërë një selfie të bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat