Nuk paguajnë biletë, konduktori i detyron të kërcejnë nga treni - Bota Sot
Nuk paguajnë biletë, konduktori i detyron të kërcejnë nga treni

Ndryshe

Nuk paguajnë biletë, konduktori i detyron të kërcejnë nga treni

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 13:12
Ilustrim

Një konduktor u arrestua në Egjipt pasi detyroi dy shitës të rrugës të varfër të hidheshin nga një tren në lëvizje pasi nuk kishin bileta, duke çuar në vdekjen e njërit prej tyre.

Një tjetër i ri që u detyrua të hidhej nga treni u plagos.

Incidenti ndodhi dje në qytetin Tanta në Delta të Nilit dhe ndezi zemërimin e publikut pas një pamjeje të një mosmarrëveshje mes konduktorit dhe pasagjerëve.

Zyrtarët e hekurudhave thanë se konduktori u kërkoi të rinjve të paguanin biletat, por ata nuk pranuan, pas së cilës ai hapi derën e vagonit që ata të hidheshin jashtë.

Konduktori do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të hetimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat