105-vjeçarja del nga fshati për herë të parë

Ndryshe

105-vjeçarja del nga fshati për herë të parë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 17:17
Foto

Një grua 105-vjeçare në Dulongxhian, në provincën Junan të Kinës, sapo ka realizuar ëndrrën për të udhëtuar jashtë fshatit e për të hipur në makinë.

Kjo iu mundësua falë një nisme të bashkive vendore kundër varfërisë.

Pu Ertai i përket një grupi shumë të vogël etnik në Kinë, të quajtur Dulong.

Dulongët jetojnë kryesisht në malet shumë të thella përgjatë luginës së lumit Dulongxhiang.

Ajo u lind  në vitin 1914, por nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë fshatit pasi zona është shumë e thellë për rrugë dhe varfëria është shumë e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat