Si të ndërtoni një CV, gjërat që duhet të keni parasysh dhe ato që do t'ju favorizojnë - Bota Sot
Si të ndërtoni një CV, gjërat që duhet të keni parasysh dhe ato që do t'ju favorizojnë

Ndryshe

Si të ndërtoni një CV, gjërat që duhet të keni parasysh dhe ato që do t'ju favorizojnë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 21:11
Ilustrim

Nuk ekziston një format universal për CV, por është e rëndësishme që CV juaj të përmbajë këto elemente:

Të dhënat personale - këtu përfshihen emri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e e-mailit në mënyrë që çdo punëdhënës t’ju kontaktojë me lehtësi. Informacione si kombësia, mosha dhe kategoria e patentës janë opsionale.

Deklarimi Personal - një paragraf i cili tërheq menjëherë vëmendjen e punëmarrësit dhe e shtyn atë të mësojë më shumë për ju. Tregohuni të kujdesshëm të mos jepni shumë informacion në këtë pjesë. Përmendni aftësitë tuaja më të mira dhe tregoni lidhjen me pozicionin që po aplikoni, për t’i treguar punëdhënësit pse ju i plotësoni kërkesat e tyre.

Eksperienca e punës - listo pozicionet e fundit të punës, duke vazhduar në mënyrë kronologjike me të dhënat si emri, vendi, faqja e internetit dhe data/viti i punësimit në kompanitë për të cilat ke punuar. Trego përgjegjësitë dhe arritjet të ndara me pika, në mënyrë që personi që sheh CV të shoh lidhjen e eksperiencës tuaj me pozicionin që ata ofrojnë.

Edukimi - sërish, në rend kronologjik të kundërt, jep të dhënat për kualifikimet akademike dhe profesionale që keni marrë. Nëse është hera e parë që po kërkoni punë pasi keni mbaruar studimet, vendosni këto të dhënat para eksperiencës së punës.

Aftësitë - ndër vite ju keni fituar shumë aftësi, disa shumë të rëndësishme, disa ndoshta më pak. Përmend aftësitë bazë kompjuterike apo për programe të tjera që ke mësuar, si dhe gjuhët e huaja duke përcaktuar nivelin e tyre. Aftësi të tilla si aftësitë komunikuese apo menaxhim projekti është mirë të mbështeten me shembuj konkretë.

Hobi dhe interesa - përfshirja e tyre është opsionale. Ideja është që me anë të tyre të japësh një tablo më të qartë, madje dhe diçka më personale për të folur gjatë intervistës së punës.

Referencat - nuk është e nevojshme të listoni referencat në CV tuaj, por duhet të përcaktoni që ato janë të përfshira në dosjen tuaj. Nëse është puna e parë për të cilën po aplikoni, është një ide e mirë të përmendni mentorët tuaj. Duhet të keni kujdes të merrni referenca nga njerëz të cilët mendoni se do të japin vlerësime pozitive për ju dhe të siguroheni që ata janë lehtësisht të kontaktueshëm nga punëdhënësit.

Të jetë një format i qartë dhe i thjeshtë - gjithmonë CV juaj nuk duhet të jetë më shumë se dy faqe format A4. Duhet të jetë sa e lehtë dhe e qartë për secilin që lexon CV tuaj, për të gjetur sa më lehtë informacionin që kërkojnë.

Qëllimi i këtij dokumenti nuk është të fitoni punën, por t’ju thërrasin për intervistën e punës. Gjithmonë kujtohuni se nuk po e shkruani CV-në për veten tuaj, por për punëdhënësin. Ndërsa e shkruan, vendose veten në këpucët e tjetrit. Mundohu ta bësh sa më shkurt dhe, mbi të gjitha, sa më interesante.

Kini kujdes:

-Mos përdorni shumë imazhe apo ngjyra në CV-në tuaj.

-Mos përdorni paragrafe shumë të gjatë.

-Mos e teproni me shkrimin e theksuar.

-Teksti i nënvizuar duhet të përdoret vetëm për faqe interneti.

-Përdorni lloje shkrimi si Times New Roman apo Arial, pasi janë më të lehtë për t’u lexuar.

-Shmangni përdorimin e shkrimit më të vogël se 11, sepse e vështirëson leximin.

Së fundi, kontrolloni për gabime drejtshkrimore. Çdo gabim është përgjegjësia juaj dhe gabimet drejtshkrimore janë një nga elementët kryesorë që punëdhënësit përdorin për të identifikuar kandidatët e dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat