Udhëtimi me taksi i kushton 15.000 franga

Ndryshe

Udhëtimi me taksi i kushton 15.000 franga

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 21:20
Ilustrim

Një udhëtim i zakonshëm me taksi ka përfunduar në përleshje fizike mes shoferit dhe klientit

Në muajin korrik një klient porositi një taksi. Taksisti mbërriti tek klienti rreth orës 1 pas mesnate, dhe nga sa u raportua më vonë nga policia, klienti ishte i dehur. Ai ka dashur të dijë sesa kushton udhëtimi dhe pasi shoferi i tha se kushtonte rreth 130-150 franga, pasagjeri kërkoi që fillimisht të shkonte pranë një bankomati. Pasi tërhoqi paratë, ai pa se taksimetri tashmë kishte arritur vlerën 80 franga. Pas kësaj klienti 28 vjeçar filloi të akuzonte shoferin si të pamëshirshëm, dhe dontë të largohej nga taksia pa paguar.

Shoferi nuk e pranoi këtë gjë dhe klienti e qëlloi, dhe më pas u kthye në një përleshje, derisa të dy përfunduan në tokë. Shoferi 55 vjeçar pësoi dëmtime serioze dhe përfundoi në spital.

 E gjithë skena u pa nga kalimtarët të cilët lajmëruan policinë. Këtë javë palët u përballën në gjykatë, dhe kjo e fundit vendosi se klienti duhet të paguante 15.000 franga, vendim i cili u pranua nga të dyja palët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat