Humb vetëdijen në studio televizive, vetëm pse frizeri ia shkurtoi flokët!

Ndryshe

Humb vetëdijen në studio televizive, vetëm pse frizeri ia shkurtoi flokët!

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 13:50
Pamje nga videoja

Flokët janë një prej pikëve më të dobëta të femrave. Të gjata, me volum, me ngjyrë të shkëlqyeshme e shumë gjëra të tjera kërkohen për flokët.

Por shpesh herë femrat duan edhe të ndryshojnë, t’i shkurtojnë ato.

Kësisoj në një edicion televiziv që kishte të bënte me stilistë të flokëve, një femër ishte  në rolin e modeles për t’i shkurtuar flokët.

Por pas kësaj skena u shndërrua në një “film të mërzitshëm” ku vajza filloi të qante, humbi vetëdijen e shumë gjëra të tjera ndodhën kur ajo pa gjatësinë e flokëve të mbetura.

Siç duket frizerët duhet pasur shumë kujdes kur ia shkurtojnë flokët dikujt, sepse ka femra që thjesht nuk e pranojnë dot një ndryshim kaq të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat