Nis transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Italia për në Shqipëri

Ndryshe

Nis transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Italia për në Shqipëri

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 17:47
Një pamje burgu në Itali

Shtetasit shqiptarë që vuajnë dënime në burgjet italiane do të transferohen në Shqipëri.

Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri i Italisë, Guiseppe Conte gjatë konferencës së përbashkët në Romë me homologun shqiptar Edi Rama.

Conte theksoi se është arritur një marrëveshje midis dy shteteve për këtë çështje dhe transferimi i të burgosurve shqiptarë ka nisur tashmë.

Kryeministri italian theksoi se në vijim do të ketë edhe transferime të tjera të të burgosurve nga Italia për në Shqipëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat