Kjo është gruaja e dytë me këmbët më të gjata në botë, do habiteni

Ndryshe

Kjo është gruaja e dytë me këmbët më të gjata në botë, do habiteni

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:14
Caroline Arthur

Kjo grua është nga Australia dhe ka këmbët më të gjata, 131.6 centimetra.

Caroline Arthur i ka mahnitur të gjithë me këtë fakt.

Nëna e dy fëmijëve është 186 centimetra e gjatë. Por vetëm këmbët e saj janë 131.6 cm, duke zënë 69% të trupit të saj.

Gruaja tha se kishte qenë gjithmonë më e gjatë se çdo student tjetër në klasë. Gjithashtu u shpreh se haste vështirësi për gjetjen e rrobave, por tani ka faqe interneti për gra të të gjitha madhësive ku gjen veshjet.

Djali i saj 16-vjeçar, Cooper është më i gjatë se e ëma. Ai është 205 cm ndërsa vajza e saj 18-vjeçare, Zoe është anëtarja më e shkurtër e familjes.

Në vitin 2016 konkuroi në Librin e Rekordeve Botërore Guinness ku pretendoi titullin e këmbëve më të gjata në botë por u mund nga rusja Svetlana Pankratova, këmbët e së cilës janë 132 cm të gjata.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat