Policët e Malishevës - dhurues të rregullt të gjakut - Bota Sot
Policët e Malishevës - dhurues të rregullt të gjakut

Ndryshe

Policët e Malishevës - dhurues të rregullt të gjakut

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:29
Pamje nga ngjarja

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të stacionit në Malishevës vazhdojnë traditën e dhënies vullnetare të gjakut për nevojat e spitaleve në vendin tonë.

Edhe sot, zyrtarët policorë, por edhe qytetarë të tjerë, i janë përgjigjur aksionit për dhënien vullnetare të gjakut në ambientet e stacionit policor, nga ana e Entit të Transfuzionit të Gjakut.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë të Entit të Transfuzionit të Gjakut, por edhe zyrtarët policorë në Malishevë, për gatishmërinë dhe gjestin human që po e bëjnë, pasi një dozë e gjakut mund të shpëtojë jetën e njeriut.

I pari që e filloi aksionin e dhënies vullnetare të gjakut, ishte komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi,  e më pas edhe zyrtarët tjerë policorë dhe qytetarë, të cilët ishin të njoftuar për aksionin.

Ndryshe, aksioni i dhurimi vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe gjatë orëve të pasdites.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat