Këto 7 gjëra të përditshme kanë ngjyra të veçanta për arsye që nuk i dini - Bota Sot
Këto 7 gjëra të përditshme kanë ngjyra të veçanta për arsye që nuk i dini

Ndryshe

Këto 7 gjëra të përditshme kanë ngjyra të veçanta për arsye që nuk i dini

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:28
Ilustrim

Syri i njeriut është i aftë të shohë më shumë se 7 milion ngjyra. Falë kësaj aftësie, ne mund të shohim ngjyra të ndryshme dhe mund t’i përdorim ato në avantazhin tonë për ta bërë jetën më të lehtë. Me kalimin e kohës, njerëzit kanë krijuar gjëra që ne shohim në jetën tonë të përditshme në ngjyra të caktuara, për arsye vërtet interesante.

Më poshtë do t’i zbuloni këto arsyet, pse 7 gjërat në jetën tonë të përditshme kanë një ngjyrë specifike:

Gomat

Llastiku që përdoret për të prodhuar gomat është në të vërtetë i bardhë, por e zeza e karbonit shtohet për rritur jetëgjatësinë e tyre. Kjo rrjedhimisht i bën ato të zeza. E zeza e karbonit rrit forcën dhe qëndrueshmërinë e gomave duke kryer largimin e nxehtësisë dhe mbrojtjen e tyre nga rrezet UV.

Dritat e semaforit

Të gjithë i dimë 3 ngjyrat e semaforit. E kuqja është ndalo, jeshilja kalo, ndërkohë e verdha ju tregon të vazhdoni me kujdes. Sidoqoftë, ekziston një arsye pse u zgjodhën këto ngjyra. E kuqja është ngjyra me gjatësinë e valës më të gjatë, që do të thotë se mund të shihet nga një distancë më e madhe, duke lejuar shoferët ta shohin atë nga larg. E verdha ka një gjatësi vale më të shkurtër se e kuqja, por është më e gjatë se jeshilja. Këto gjatësi vale e bëjnë më të qartë kur dritat ndryshojnë nga jeshile në të verdhë ose nga e verdha në të kuqe.

Zebrat për këmbësorët

Ngjyrat e kundërta bardh e zi në kalimet për këmbësorët i bëjnë ato të dukshme nga larg. Kjo u jep shoferëve kohë të mjaftueshme për të zvogëluar shpejtësinë e tyre dhe i lejon njerëzit të kalojnë rrugën.

Autobusët e shkollave

Ngjyra e verdhë në autobusët e shkollës u zgjodh për arsye sigurie. Ngjyrat e kundërta, e verdha dhe e zeza në autobusët e shkollës i ndihmojnë ata të vihen re lehtësisht nga nxënësit, veçanërisht në mëngjes, kur i marrin ata. Këto 2 ngjyra gjithashtu ndihmojnë shoferet e tjerë të vënë re autobusin e shkollës kur errësohet.

Taksitë

Njësoj si me autobusët e shkollave, edhe ngjyra e verdhë e përdorur në taksi i bën ato më të dukshme. E verdha është një ngjyrë që dallohet lehtësisht nga të tjerët në rrugë.

Letrat higjenike

Letra e tualetit nuk gjendet në shumë ngjyra të tjera, sepse kompanive do t'ju duhej t'i ngjyrosnin ato dhe kjo gjë ka kosto tejet të madhe. Kjo do të thotë se letra higjenike është e bardhë, sepse është me kosto më të ulët. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme për ngjyrën e tyre. Letra higjenike me ngjyrë nuk do të dekompozohej aq shpejt. Gjithashtu, kur u krijua letra higjenike me ngjyrë, shumë mjekë e shoqëruan atë me rreziqe të mëdha shëndetësore. E bardha ishte një zgjedhje e sigurt.

Platformat e mediave sociale

Edhe pse platformat e mediave sociale kanë ngjyra të ndryshme në logot e tyre, shumë prej tyre përdorin ngjyrën blu. Kjo për shkak se ngjyra blu është e lidhur me intelektin dhe mendjen, të cilat janë të lidhura me aktin e komunikimit. Kjo ngjyrë gjithashtu përfaqëson siguri dhe besueshmëri. Kompanitë e mediave sociale duan që njerëzit të ndihen të sigurt teksa komunikojnë me të tjerët, kështu që ata vendosën për ngjyrën blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat