31 vjeçarja falsifikon dokumentet se kinse vuan nga kanceri, mbledh shumë para nga fushata! - Bota Sot
31 vjeçarja falsifikon dokumentet se kinse vuan nga kanceri, mbledh shumë para nga fushata!

Ndryshe

31 vjeçarja falsifikon dokumentet se kinse vuan nga kanceri, mbledh shumë para nga fushata!

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 22:14
Jessica Ann Smith

Njerëz të shumtë të prekur me sëmundje të rënda, e që financiarisht qëndrojnë keq jo rrallë herë kërkojnë mbështetjen e të tjerve për të vazhduar me kurimin.

31-vjecarja, e identifikuar si Jessica Ann Smith falsifikoi dokumentet mjekësore për të arritur qëllimin e saj. E njëjta është arrestuar pasi mashtroi shumë njerëz  se kinse vuan nga kanceri sa për të mbledhur para nga fushatat humanitare, shkruan Washington Post-transmeton Indeksonline.

Ajo krijoi dy hapësira për të mbledhur para, njërën në GoFundMe dhe tjetrën në Facebook. Aty deklaroi se i nevojiteshin donacione pasi supozonte se vuante nga kanceri.

“Jessica po përballet me fatura mjekësore, shpenzime udhëtimi dhe pagesa për kujdesin e fëmijëve pasi nuk punon dot”, thuhej në fushatën e GoFundMe. Qëllimi i saj ishte të merrte 15 mijë dollarë, por mblodhi rreth 10 mijë dollarë.

Shumë shpejt, e vërteta u zbulua dhe Jessica ndodhet në rajonin e policisë ku do të marrë dënimin për akuzat e mashtrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat