Udhëton 804 kilometra larg për të humbur virgjërinë

Ndryshe

Udhëton 804 kilometra larg për të humbur virgjërinë

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 23:37
Gabrielle Reese, Jacob Boswell dhe Megan Muirhead

Një grua udhëtoi më shumë se 500 milje (804.672 km) larg për të humbur virgjërinë e saj me një burrë 24 vjet më të vjetër dhe të dashurën e tij – dhe tani ata jetojnë të lumtur bashkë.

Gabrielle Reese ishte vetëm 18 vjeçare kur udhëtoi për të takuar Jacob Boswell dhe Megan Muirhead.

Tani 21 vjeçare, dizajnerja grafike jeton me çiftin që tri vjet, dhe ajo pretendon se ata janë shumë të lumtur por pranon se xhelozia është një kërcënim i madh në marrëdhënien e tyre.

Gabrielle foli me Jacob dhe Megan në internet për tre muaj para se të arrinte të takohej, pasi paralajmëroi prindërit e saj vite më parë se ajo planifikonte të martohej me dikë në moshën e tyre.

Duke kujtuar takimin e tyre të parë, i cili e përfshiu atë duke udhëtuar nga shtëpia e saj në Idaho, në veriperëndim të SHBA, Gabrielle, tha se gjithmonë i ka pëlqyer “burrat e moshuar”.

“E gjithë kjo gjë ishte emocionuese dhe e re”, tha ajo.

“Padyshim që ishte pozitive. Jacob dhe Megan janë të dy më të vjetër, ndërsa unë nuk kam pasur përvojë. Humba virgjërinë time me një burrë dhe grua më të vjetër pasi jam edhe biseksuale. Gratë janë të buta, delikate ndërsa burrat janë më dominues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat