Dhoma e një hoteli në Japoni kushton 1 dollar për një natë, por ka një kusht - Bota Sot
Dhoma e një hoteli në Japoni kushton 1 dollar për një natë, por ka një kusht

Ndryshe

Dhoma e një hoteli në Japoni kushton 1 dollar për një natë, por ka një kusht

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Ilustrim

Turistët në Japoni pa dyshim do të jenë të kënaqur të dëgjojnë se ka një hotel atje që ofron një dhomë për vetëm 130 jen (1.19 dollarë) për një natë.

Por, sipas mediave të huaja, ata mund të stepen kur të kuptojnë se për të përfituar nga kjo ofertë, duhet plotësuar një kusht.

Duhet të pranojnë që qëndrimi i tyre në hotel të jetë i transmetuar drejtpërdrejt në kanalin në YouTube të hotelit.

Hoteli që ofron një marrëveshje të tillë quhet “Business Ryokan Asahi”, i vendosur në qytetin Fukuoka në ishullin Kyushu.

Në këtë drejtim bëhet e ditur se nuk ka vend për t’u fshehur për mysafirët që qëndrojnë në dhomën e vogël, pasi që kamera mbulon tërë hapësirën.

Sidoqoftë, aspekti Big Brother zbutet pak nga fakti që nuk ka asnjë audio në transmetim të drejtpërdrejtë dhe të ftuarit mund të ndërrohen në një banjë të ndarë – lakuriqësia nuk lejohet.

Fikja e dritave, siç bëhet e ditur tutje, është, natyrisht, e lejuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat