Regjistrohet momenti perfekt i goditjes së avionit nga vetëtima - Bota Sot
Regjistrohet momenti perfekt i goditjes së avionit nga vetëtima

Ndryshe

Regjistrohet momenti perfekt i goditjes së avionit nga vetëtima

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 23:28
Ilustrim

Avioni Airbus A380 në pistën një aeroporti në Zelandën e Re është goditur nga një vetëtimë.

Momenti i goditjes është regjistruar në një prej kamerave të qendrës së kontrollit në aeroportin e Christchurch.

Shërbimi meteorologjk i Zelandës së Re paralajmëroi ardhjen e një stuhie në atë zonë ndaj dhe fluturimi i Airbus A380 u shty me disa orë.

Disa vende të rajonit të Canterbury u përfshinë nga reshjet e dendura të breshërit.

Gjithashtu shërbimi meteorologjik MetService postoi në Tëitter se ky rajon u përfshi nga rreth 700 vetëtima në harkun kohor prej 2 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat