Qyteti ku njerëzit jetojnë nëntokë

Ndryshe

Qyteti ku njerëzit jetojnë nëntokë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 10:02
Pamje nga shtëpia nën tokë

Coober Pedy është në qendër të industrisë së minierave  të Australisë.

Tani, 60% e banorëve jetojnë nën tokë, dhe qyteti po bëhet një vend me jetë të  qëndrueshme.

Qyteti australian Coober Pedy  është shumë i nxehtë, dhe zakonisht është i mbuluar me një vello të hollë pluhuri të kuq nga minierat në të cilat bëhet nxjerrja e opalit.

Por siç shkruan BBC, në vend që të kalojnë në një klimë më të freskët, banorët  kanë krijuar një komunitet nëntokësor në minierat e vjetra,  duke krijuar gjithçka:  Nga shtëpitë e gërmuara deri tek kishat.  Sot, rreth 60% e 3.500 banorëve të Coober Pedy jetojnë nën tokë.

Megjithatë, së fundmi, qyteti nëntokësor ka tërhequr vëmendjen për një tjetër arsye: projektin e tij energjetik hibrid.

Si rezultat i shfrytëzimit të motit me diell dhe me erë impianti i rinovueshëm i Coober Pedy gjeneron 70% të energjisë së nevojshme për  tërë qytetin.

Në këtë vend  temperaturat  mund të shkojnë deri  në 53 ° C gjatë verës.

Në qendër të industrisë së minierave të opaleve për dekada, Coober Pedy tani po tërheq banorë të rinj për aftësinë e tij për t’u vetëfinancuar, përcjell "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat