E lëpiu qeni, burri ndërron jetë disa ditë më vonë

Ndryshe

E lëpiu qeni, burri ndërron jetë disa ditë më vonë

Më: 23 nëntor 2019 Në ora: 06:19
Ilustrim

Një burrë ka humbur jetën në Gjermani pasi u lëpi nga qeni i tij.

Mediat e huaja shkruajnë se ai ishte i shëndetshëm deri kur pas lëpirjes së qenit u bë keq.

63-vjeçari kaloi më shumë se dy javë në spital duke u munduar t’i mbijetonte sëmundjes që i shkaktoi pneumoni, gengrenë dhe temperaturë deri 41 gradë celcius.

Ai ishte infektuar me "Capnocytophaga canimorsus", një bakter që transmetohet nga kafshimet por mund të përhapet dhe me lëpirje.

Bakteri është aq i rrallë sa një studim në Hollandë tregoi se prek një në 1.5 milion njerëz. Por nëse infektohen, atëherë 28 në 31 persona nuk shpëtojnë dot. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat