"Kompromisi për Kosovën është e shkruar në rezolutën 1244"

Ndryshe

"Kompromisi për Kosovën është e shkruar në rezolutën 1244"

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Kompromisi për statusin e Kosovës është shkruar në rezolutën 1244 të OKB-së, ajo vërteton sovranitetin dhe integritetin territorial të SRJ-së, përkatësisht Serbisë si pas ardhëse e SRJ me kufij të njohur ndërkombëtar, ndërsa shqiptarëve autonomi thelbësore në kuadër të SRJ përkatësisht Serbisë, ka thënë Zhivadin Jovanoviç kryetra i Forumit për botën e të barabartëve dhe ish-ministri i jashtëm i SRJ, shkruan “”B92” përcjell” Bota Sot”.

Ai shprehet se është logjike që të përfundohet se lëndë e bisedimeve duhet të jetë konkretizimi, modaliteti dhe jetësim i thelbit të rezolutës së OKB-së, dhe jo anashkalimi, ulja e peshës apo mohimi.

"Bëhet fjalë për akt të trupës botërore përgjegjëse për paqe edhe siguri që ka forcën më të madhe në rregullimin juridik ndërkombëtar.

Rezoluta e KS të OKB-së 1244 është rezultat i bisedimeve të vështira për përfundimin e agresionit të NATO-së ndaj Serbisë dhe SRJ. Këto bisedime vetëm në Beograd kanë pasur 5 runde nën bomba dhe bisedime edhe me krerët e qendrave botërore si Nju Jork, Moskë, Berlin, Paris, Helsinki dhe Bruksel.

"Rusia në këto bisedime ka luajtur rol me rëndësi si ndërmjetësues ", ka thënë ish shefi i diplomacisë jugosllave Jovanoviç, duke shtuar se duke pasur këtë parasysh nuk është logjike që dikush të mbaj Rusinë larg procesit të bisedimeve me qëllim mënjanimin e pasojave. Suksesioni i njëanshëm i Kosovës dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008 është pikërisht ajo pasojë.

"Bisedimet në ndërmjetësim të Brukselit po bëhen në harmoni me interesin gjeo-politik të perëndimit. Është jologjike që përfundimi i bisedimeve të bëhet ‘amin’ nga Rusia në OKB. Lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës shtrohet pyetja – çka është reake. A është reake që Rusia e Putin në KS të pajtohet me zgjidhjen që në kuptimin gjeo-politik janë më pak se para 20 viteve kur kishte arritur Rusia dhe Jelcin?", pyet Jovanoviç.

Sipas tij, idetë që perëndimi po lanson në lidhje me Kosovën janë të drejtuara në katër qëllime të ndërlidhura, një- Serbia më e vogël dhe më e dobët, dy-Kosova e pavarur, të paktën deri në konstituimin e Shqipërisë së Madhe, tre-Serbia me udhëheqje kundër Rusisë, ngjashëm me Malin e Zi dhe katër – kontroll e plotë e NATO ndaj kufijve rus, përkatësisht anëtarësimi i Kosovës, Serbisë dhe Ukrainës në NATO.

Ai mendon se për Serbinë është prioritet vendosja e neutralitetit dhe ngritja në parime kushtetuese dhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët me kërkesën e respektimit të rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

"Dialogu për Kosovën në formatin aktual vështirë mund të baraspeshohet dhe të arrihet zgjidhje e qëndrueshme. Qëllimi i bisedimeve në Bruksel është zgjidhje që është pjesë përbërëse e ekspansionit gjeo-politik të NATO-së, përkatësisht ShBA-ve në Lindje. Që zgjidhje të jetë e qëndrueshme dhe në interes të paqes duhet të kthehemi ne rezolutën e OKB-së. Për këtë duhet të ketë dialog strategjik ndërmjet Rusisë, Kinës, BE-së dhe ShBA-ve. Pa një dialog të tillë gjasat për suskes janë të vogla edhe nëse ai vazhdon” ka thënë Jovanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat