Mrekulli, 12 binjakë u lindën në të njëjtën kohë në spital

Ndryshe

Mrekulli, 12 binjakë u lindën në të njëjtën kohë në spital

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:16
Binjakët

Binjakët janë me të vërtetë një mrekulli e Zotit dhe këtë fundvit, 12 palë binjakë u mirëpritën në Spitalin ‘Shën Lluka’ të Kansas City, qytetin më të madh të Amerikës.

Për momentin, 12 palë binjakë janë duke u trajtuar në Spitalin ‘Shën Lluka’ të Kansasit. Sipas një deklarate për shtyp nga spitali, 12 binjakët janë një rekord – pasi spitali kurrë nuk kishte përjetuar lindjen e 12 binjakëve në të njëjtën kohë dhe ky është numri më i madh i binjakëve që janë lindur ndonjëherë në të njëjtën ditë.

“Jemi shumë të zënë”, tha infermierja Kyla Anderson. “Kemi 12 palë binjakë dhe jemi shumë, shumë të zënë. Shumë foshnja”.

Image

Të gjitha foshnjat u lindën mes 5 dhe 14 javë më herët, kështu që trajtimi i tyre u desh të bëhej nën kujdesin intensiv. “Kaq shumë binjakë nuk na ka ndodhur ndonjëherë të kemi, është diçka që nuk e kemi përjetuar kurrë”, tha infermierja Danielle Gathers për Fox6.

Sipas tyre, infermieret dhe stafi në Shën Lluka janë kujdesur për familjarët në mënyrën më të mirë të mundshme. “Të gjithë në spital kanë qenë fantastik”, tha Tyler, baba i binjakëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat