Sensacionale: Gjendet këlyshi 18.000-vjeçar - Bota Sot
Sensacionale: Gjendet këlyshi 18.000-vjeçar

Ndryshe

Sensacionale: Gjendet këlyshi 18.000-vjeçar

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 19:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë nëse një këlysh i ngrirë 18 mijëvjeçar, i cili u gjet në Siberi, është qen apo ujk.

Këlyshi ishte vetëm dy muajsh kur vdiq, por falë kushteve të akullta në Siberi, trupi i tij u ruajt në mënyrë të përsosur, përfshirë leshrat, surratin dhe dhëmbët. 

Testet e ADN-së e kanë bërë të pamundur të përcaktohet se çfarë lloj kafshe është, dhe shkencëtarët spekulojnë se këlyshi mund të përfaqësojë një lidhje evolucionare midis ujqërve dhe qenve të sotëm, transmeton KosovaPress.

Analizat e gjeneve kanë treguar se bëhet fjalë për një këlysh të gjinisë mashkullore.

Studiuesi Dave Stanton i Qendrës për Paleontologji në Suedi tha për CNN se kafsha mund të ishte paraardhësi i qenve dhe ujqërve.

Shkencëtarët vazhdojnë analizën e tyre të ADN-së dhe besojnë se gjetjet mund të thonë shumë për evolucionin e qenve. Këlyshi u quajt Dogor.

Qentë e sotëm besohet se janë pasardhës të ujqërve, por ka debate rreth asaj se kur qentë janë zbutur. Një studim i vitit 2017 zbuloi se kjo ka ndodhur 20,000 deri 40,000 vjet më parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat