'Zgjidhet misteri': Pronari i anijes së braktisur në Irlandë gjendet në Kanada

Ndryshe

'Zgjidhet misteri': Pronari i anijes së braktisur në Irlandë gjendet në Kanada

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 21:51
Ilustrim

Një anije prej druri, e braktisur në brigjet e Irlandës, tre vjet më parë shkaktoi polemika të mëdha: si arriti ajo atje dhe ku mbeti pronari i saj?

Anija e gjatë 6 metra dhe e pajisur me panele diellore, nuk kishte asnjë njeri në bord kur valët e sollën atë në plazhin Drum, afër Belmullet në County Mayo, në nëntor 2016.

Kishte një mesazh të shkruar: “Unë, Rick Small, i dhuroj këtë strukturë një të riu të pastrehë për t'u dhënë atyre një jetë më të mirë që Newfoundland vendosi të mos bënte! Pa qira, pa hipotekë”.

Rick Small, ishte i njohur në Kanada si një ambientalist që ndërtoi biçikletën me tri rrota me panele diellore, por ai ishte i pakapshëm dhe lidhja e tij me anijen  dhe si e kaloi Atlantikun, mbeti e paqartë.

Këtë javë, rrjeti CTV News e gjeti atë në Vancouver. "Misteri zgjidhet", tha ai.

62-vjeçari tha se e ndërtoi anijen në vitin 2016 dhe planifikoi të lundronte nga Newfoundland në Arktik për të rritur ndërgjegjësimin për krizën e klimës dhe zhdukjen e akullit në këtë pjesë të botës, transmeton KosovaPress.

Por kur nuk arriti të gjejë motorin e duhur, ai e braktisi varkën. Tash nuk e ka idenë se si ajo përfundoi në det. Shprehet krenar që mbijetoi në një udhëtim prej më shumë se 1.800 milje kryesisht i paprekur.

"Nuk u fundos. Unë kam bërë një punë të mirë”, tha ai.

Small tha se ai planifikoi të ndërtonte një varkë tjetër pasi të bënte më shumë biçikleta me energji diellore që ai i quan Solarized-It.

Vullnetarët në Mayo rinovuan anijen  e tij në vitin 2017. Tani ajo është vendosur në një kopsht të komunitetit në Binghamstown, disa milje nga plazhi Drum. Televizioni RTE raportoi se vendasit kanë ftuar Small që ta vizitojë anijen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat