Burri ikte shpesh në pub, gruaja ia ndërton te oborri i shtëpisë - Bota Sot
Burri ikte shpesh në pub, gruaja ia ndërton te oborri i shtëpisë

Ndryshe

Burri ikte shpesh në pub, gruaja ia ndërton te oborri i shtëpisë

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 09:45
Paul Tapper dhe gruaja e tij

Nuk ka gjë më të mirë sesa pas një dite të gjatë në punë të shkosh në pub dhe të bisedosh me shokët, me një kriko në dorë.

Por, ka dhe nga ata që e teprojnë me vizitat në pub dhe me birrat që konsumojnë aty. Një rast i tillë është edhe anglezi Paul Tapper, i cili e ka mërzitur gruan duke shkuar fshehtas në pub-in e lagjes së tij, në Devon.

Ajo u mërzit aq shumë, sa vendosi që të ndërtonte një pub për burrin e saj në oborrin e shtëpisë.

“Nuk e shihja kurrë në shtëpi, pas pune vetëm në pub donte të rrinte. Kështu që mendova që pub-in t’ia bëja në shtëpi”, thotë gruaja për “Daily Mirror”.

Pub-i personal ka kushtuar rreth 20 000 euro.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat